4.5 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
5 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Genti Çela: RENEA në Pogradec, dekonspirim dhe dështim! Të arrestuarit eksponent të PS-së…

- Advertisement -

Shkruan kreu i PD Pogradec Genti Çela/ RENEA NË POGRADEC, DEKONSPIRIM DHE DËSHTIM!

Një aksion tërë pompozitet zgjoi qytetin në orët e para të mëngjesit.

Me motivin e kapjes së një të kërkuari prej vitesh, Erion Llapushi, u traumatizuan fëmijë, gra dhe të moshuar, ku vetëm objektivi të cilin e kishin informuar vetë, nuk u pa gjëkundi.

Si për të justifikuar aksionin e tyre bombastik, shpartalluan dyer shtëpish adoleshentësh e familjarësh pa asnjë lidhje me rastin, të cilët i ndaluan dhe i liruan brenda pak orësh.

Në televizionet e propagandës së kasetave të gatshme, u trumbetua një Pogradec që i ngjante Palermos së dikurshme.

“Ku ishe-asgjëkundi e ç’bëre-hiçgjësendi”.

Ndërkohë Bajrat, Çelajt dhe ata që vendosin Çyrbet nëpër lista deputetësh, ishin duke bërë gjumin e qetë.

Post Scriptum – Të ndaluarit dhe kërkuaritnë fjalë, janë eksponentë të Partisë Socialiste në qytet dhe që përdoren në çdo fushatë, por aksioni i Reneas, për më tepër jehona mediaktike, ishte një dekonspirim dhe një antireklamë për ta dhe Pogradecin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit