-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Pogradec/ Ulet numri i shpendëve në liqen, ndërtimet dhe zhurmat shkak!

- Advertisement -

Censusi i përvitshëm i shpendëve ka nisur edhe në juglindje të vendit. Specialistët e zonave të mbrojtura, studiuesit dhe profesorët universitarë, që nga e shtuna, kanë filluar censusin në Prespë, ndërsa sot numërimi i shpendëve është kryer edhe në Pogradec. Sipas profesorit Spase Shumka, vërehet një ulje e numrit të shpendëve dimërues në liqenin e Pogradecit.

Ndërkohë, “baltakët” është një prej specieve që, prej dy vitesh, nuk haset më në liqenin e Ohrit, duke nënkuptuar zhdukjen e saj. Shumka, ndër të tjera, përmend edhe llojet e tjera të shpendëve që hasen në këtë liqen.

“Përpos ndryshimeve klimatike, faktori njeri është një nga elementët që ka ndikuar negativisht në uljen e numrit të shpendëve në liqenin e Ohrit, përmes rritjes së zhurmave dhe ndërtimeve në bregun e liqenit. Gjithashtu, edhe në vitet në vijim, pritet që numri i shpendëve dhe specieve të vijojë të ulet.”

Specialisti i zonave të mbrojtura Gani Bego, tregon se ky census po kryhet nga të dyja anët e liqenit. Të dhënat përfundimtare pritet të hedhin dritë mbi shifrat reale të individëve dhe të shpendëve në liqenin e juglindjes.


“Prej vitit 2016, censusi i shpendëve është realizuar në liqenet e Prespës dhe Ohrit. Ndërsa këtë vit, për herë të parë, zhvillohet edhe në rezervuarët e Moglicës dhe Gjançit, si një mënyrë për të ndjekur lëvizjen e shpendëve dimërues në të gjitha sipërfaqet ujore të juglindjes.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit