13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

“Faturën e lëmë për në fund të vitit”, tekniku Ernest Gjoka “plas” të vërtetën: Rashica nuk është më pjesë e Skënderbeut

- Advertisement -

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ka folur në intervistë pas humbjes ndaj Vllaznisë. Tekniku i korrcarëve ka komentuar këtë paraqitje aspak pozitive të vendasve që nuk pordhuan asgjë në shtëpi. Juglindorët iu bindën ritmit të veriorëve dhe u mundën 0-4.

“Ndeshje e interpretuar gabim, rezultati nuk të lë të flasësh. Ndeshje shumë e keqe, duhet kaluar sa më shpejt dhe të mbyllet nga skuadra.

Nuk e gjykoj dot unë atë rast të penalltisë. Rashica nuk është më lojtari ynë. Psikologjikisht kjo gjë ndikon. Pjesën teknike e diskutojmë, por Rashicës i them shumë suksese për të ardhmen dhe e falenderojmë. Nuk jam i zhgënjyer. Rashica sigurisht, mund të jepte maksimumin po të donte. Nuk para zhgënjehem për këto gjëra. Nuk ishte ai arsyeja e humbjes në ditën e sotme.

E lëmë faturën në fund të vitit. Do të luftojmë akoma”,- u shpreh Gjoka.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit