6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

(VIDEO) Braho për kullat në Pogradec/ “A e duan vërtet liqenin e Ohrit në UNESCO?” Po punojnë për ta nxjerrë nga lista…

- Advertisement -

Në një tryezë diskutimi, ku ishte dhe ish kryeministri Sali Berisha, në fokus ishin kullat që priten të ndërtohen në qendër të qytetit të Pogradecit. Për gazetarin dhe aktivistin Armand Braho, nga forma si po e trajton pushteti vendor dhe qëndror, situatën e statusit të Liqenit të Ohrit, ngrihet dilema nëse e duan apo jo që Pogradeci të jetë në UNESCO? Por duke u bazuar dhe në raportet e monitorimit të kësaj të fundit, evidentohet një rritje e rekomandimeve nga hera në herë, duke bërë që liqeni të rrezikojë daljen nga lista e pasurive botërore natyrore, brënda këtij viti nëse nis dhe ndërtimi i objekteve të larta në breg të liqenit. Braho gjatë këtij takimi tha:  

Të nderuar, përshëndetje! Unë jam Armand Braho, aktivist dhe gazetar. Në fakt, çështja e ndërtimeve dhe kullave, për herë të parë mediatikisht dhe publikisht u bë nga unë. Ky është një shqetësim shumë i madh për komunitetin dhe qytetarët, pasi e gjithë pjesa e ndërtimit dhe zhvillimit, tek turizmi i vjetër dhe oktapodi, nuk është konsultuar aspak me qytetarët e Pogradecit. Zhvillimi, mund të sjellë të ardhura të mira për disa persona, nga ana tjetër sjell destabilitet ekonomik për banorët dhe qytetarët e Pogradecit.

Në diskutime me miqtë, shpesh kemi pyetur veten: “Mos jemi gabim që po e kundërshtojmë zhvillimin e qytetit dhe ngritjen e kullave?” Jo, nuk jemi gabim, për një arsye kryesore. Investimet nuk janë bërë për banorët e Pogradecit. Ato ndërtesa dhe banesa që do ndërtohen atje, nuk ka shans t’i blejë një pogradecar, por veç marjonetat e pushtetit. Sot, çmimi i një objekti në ndërtim afër liqenit, fillon nga 1200 deri në 1400 euro për metër katror. Siç e thash investimi është vetëm për njërëz të huaj dhe jo vendasit.

Sot, siç tha edhe Arjani, njëri nga ata që ka ndihmuar në futjen e liqenit të Ohrit në UNESCO, statusi i liqenit dhe Pogradecit është në rrezik! Sot ky status mund të hiqet për shkak të ndërtimeve të pa kriter afër liqenit. Kjo është marrë shumë lehtë nga zyrtarët lokal. Ata thonë: “Hajde mo, e çfarë ka dhe po doli liqeni nga UNESCO?” Por jo, nëse del, shkatërrimi do të jetë i parikuperueshëm edhe më tej në paligjshmërinë e tyre.

Ndërkohë, diskutojmë për kullat që priten të ndërtohen në qendër të qytetit, por një strategji e ngjashme pritet të zhvillohet edhe në Lin. Ekziston një projekt aktiv edhe për këtë zonë, që është shumë i rrezikshëm për një nga pjesët më të rëndësishme dhe me vlera të liqenit. Kjo është një kambanë alarmi! Pushtetarët vendorë në Pogradec e kanë konsideruar si një arritje të madhe ngritjen e një marine të madhe në qytet, duke thënë se do të sjellë zhvillim të madh ekonomik. Jo, ky është një zhvillim që përfiton vetëm një pakicë individësh dhe shkatërron ekonominë e familjeve pogradecare dhe vetë statusin e liqenit. Pogradeci është një qytet që mbahet nga të ardhurat e turizmit vjetor, kryesisht në muajt e verës. Investimet e tilla do të bëjnë që edhe këto të ardhura të ulen ndjeshëm për familjet e thjeshta.

Gjithsesi, ajo që është më kryesorja janë rekomandimet që UNESCO ka bërë për Pogradecin, të cilat lidhen edhe me mbrojtjen e Drilonit. Ndërtimet dhe betonizimi i vazhdueshëm në Drilon kanë krijuar dëme të mëdha, dhe nëse ky model vazhdon në Pogradec, e Lin, pasojat do të jenë katastrofike. Në diskutime me ekspertët, shpesh ngrihet pyetja: “A duan vërtet liqenin e Ohrit në UNESCO pushteti vendor dhe ai qëndror?” Nëse nuk e duam, atëherë beteja është tjetër!

Duhet sensibilizim qytetar dhe më shumë aktivizim për Pogradecin dhe për këtë çështje tepër delikate. Kjo mund të arrihet me peticione ose aksione të tjera, pasi jemi në momentet e fundit. Ndërtimet priten të fillojnë shumë shpejt dhe sa pa filluar dëmi, duhet t’i dalim të keqes përpara. Kjo është situata!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit