5 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.4 C
Bilisht
5.3 C
Ersekë
4.4 C
Maliq
5.3 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Podgorie/ Aksident i rëndë, një viktimë! Përplasen 2 makina..

- Advertisement -

Një aksident i dyshuar me një viktimë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.
Sipas informacioneve paraprake dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa njëri prej shtetasve që dyshohet viktima ka mbetur ende në makinë.
Policia në vendngjarje. Konfirmohet se në aksident ka një viktimë.

Maliq/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit