17.9 C
Pogradec
15.8 C
Korçë
15.8 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
17.4 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Nga Armand Agolli: Ti veshësh natyrës së Pogradecit kostum betoni!

- Advertisement -

Ti veshësh natyrës së Pogradecit një kostum betoni? E sigurt është që Pogradecin nuk na e solli askush; atë e kemi pasur gjithmonë mes nesh! Dhe, nëse dikush mendon se zhvillimi është vetëm ngritje lart, krejt e kundërta është e vërtetë. E bukura në mjedis lidhet me lirinë e të parit, një koncept fizik që shtrihet në horizontet e shikimit, shoqëruar me qetësinë dhe relaksin që ofrojnë gjelbërimi i parqeve dhe kaltërsia e ujërave.

I bukuri Pogradec frymëzon çdo ditë piktorë, poetë, muzikantë e të tjerë dashamirës të së bukurës. Së fundmi, duket se ka zgjuar edhe frymëzimin e fjetur të disa arkitektëve, të cilët kanë nisur një katrahurë urbanistike në këtë qytet! Unë nuk jam kundër ndërtimit si koncept zhvillimi, kur ndërtimi shihet si diçka që i shërben komunitetit dhe nuk cenon të drejtat e shumicës, duke qenë njëkohësisht në harmoni me natyrën.

Duke e parë kështu, mendoj se ndërtimi i kullave në këtë zonë nuk i shërben të mirës së qytetit, qytetarëve dhe vizitorëve, por vetëm disa individëve që përfitojnë prej tyre. Do të ishim vërtet mirënjohës nëse ju, kujdestarët e qytetit, do të kujdeseshit për parqe dhe jo për kulla; për horizonte shikimi dhe jo për marramendje lartësie. Mbi të gjitha, mos ia hiqni fëmijëve hapësirat e tyre, mos i burgosni me beton.
Pogradeci është i bukur vetë, mos na e shëmtoni!
O shpikësit e RROTËS!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit