23 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.2 C
Bilisht
23.3 C
Ersekë
23.3 C
Maliq
23.8 C
Liqenas
Tuesday, June 16, 2026

Kitaristi italian Nicola Montella interpreton në Korçë në kuadër të Festivalit të Video Artit ‘Gjon Mili’

- Advertisement -

Në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili”, publiku në Korçë pati mundësinë të ndjekë një koncert të veçantë nga kitaristi klasik italian Nicola Montella. I njohur në skenën ndërkombëtare të kitarës klasike, Montella është fitues i disa konkurseve prestigjioze dhe pedagog në Konservatorin e Avelinos, pranë Napolit, në Itali.

Performanca u zhvillua në mbrëmjen e ditës së dytë të festivalit në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ku artisti interpretoi një repertor të përzgjedhur për publikun e pranishëm. Koncerti ishte pjesë e programit artistik që shoqëron aktivitetet e festivalit, i cili këtë vit sjell në Korçë artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës. Pas performancës, pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen dhe të bisedojnë në ambientet e teatrit, duke e kthyer mbrëmjen në një hapësirë komunikimi dhe shkëmbimi kulturor.

Edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit “Gjon Mili” vijon me projeksione filmash, diskutime me artistë dhe aktivitete të tjera kulturore në Korçë dhe më pas në Dhërmi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit