16 C
Pogradec
15.7 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
14.2 C
Ersekë
15 C
Maliq
15.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Maliq/ Minjtë e arave “pushtojnë” sipërfaqet e tokave, specialistët ngrejnë shqetësimin

- Advertisement -

Brejtësit e arave po kthehen në një shqetësim shumë serioz për fermerët e Maliqit, kjo për shkak të shtimit të shpejtë të tyre.

Gjatë verës, dëme të shumta në drithëra shkaktohen nga minjtë e arave, ndërsa në dimër ndikimi i tyre negativ është më i madh në magazinat e drithërave. Përveç kësaj, brejtësit shkaktojnë dëme edhe tek drurët frutorë, veçanërisht tek molla, ku dëmtojnë pjesën e poshtme të trungjeve.

Shkaku i shtimit të tyre lidhet me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë rritje të temperaturave si në verë, ashtu edhe në dimër.

Dulellari shton se është parashikuar një plan masash nga Ministria e Bujqësisë, që pritet të nisë ndërhyrjet kundër brejtësve. Situata aktuale me minjtë e arave është kthyer në kritike dhe, sipas autoriteteve, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të problemit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit