19.2 C
Pogradec
16.9 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
19.2 C
Liqenas
Friday, June 26, 2026

(VIDEO) Pogradec/ Borëpastrueset pa kripë, ngrica dhe dëbora vështirëson qarkullimin e mjeteve…

- Advertisement -

Situata e motit në qytetin e Pogradecit gjatë orëve të pasdites ka vijuar të qëndrojë e pandryshuar, ku përgjatë ditës reshjet e dëborës kanë vazhduar pa ndërprerje. Sipas raportimeve të qytetarëve, borëpastrueset lëvizin nëpër qytet, por nuk hedhin kripë. Dihet që në orët e pasdites temperaturat po bien ndjeshëm dhe dëbora e rënë po ngrin. E vetmja mënyrë për të pastruar këto rrugë, sipas qytetarëve, është ndërhyrja me hedhjen e kripës, që kompania përgjegjëse ende nuk po e bën. E njëjta situatë është identifikuar edhe në unazën e Pogradecit, ku shpesh herë mjete të mëdha dhe kamionë e kanë të vështirë qarkullimin për shkak të moshedhjes së kripës.

“Situata është alarmante, po bllokohen mjetet! Sillen vërdallë borëpastrueset, por nuk hedhin kripë. Makinat ngecin nga ngrica më shumë se nga dëbora, duhet urgjent të hedhin kripë,” përfundon mesazhin një qytetar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit