Qëndresa Qytetare shkruan: Tellall për uljen elektorale të çmimit energjisë, heshtje për rritjen e çmimit të ujit!
Sot kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit qeveria njoftoi uljen e çmimit të energjisë elektike, që shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë në rajon pavarësisht burimeve të pafundme të prodhimit të energjisë elektrike.
Sipas vendimit të qeverisë që normalisht ERE nuk mund ti dilte kundër çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 lekë në 8.5 lekë për konsumin deri 700 kilovat/orë, pra ulet me vetëëm 1 lek.
Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 lekë.
Ky lajm i trumbetua nga qeveria dhe Kryeministri i kushtoi një konferrncë për shtyp që e la përgjysëm kur konstatoi se pyetjet nuk ishin me regji.
Por përtej propagandës për uljen e çmimit të energjisë, qeveria ka zgjedhur kodin e heshtjes për rritjen e çmimit të ujit.
Përgjatë vitit 2024 gjashtë shoqëri rajonale të ujësjellësit, që kanë nën patronazh 25 bashki të vendit rritën çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët.
Kjo rritje kaloi pa zhumë nga ana i institucioneve dhe larg vëmendjes së medias, ndonëse kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara nuk munguan veçanërisht në zonat e varfra të vendit që janë në listën e rajoneve më të varfra të Evropës.
Rritja më e vogël e çmimit të ujit është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës dhe 100% per Fuzhe – Arrezin.
Përtej rritjes së çmimit të ujit qytetarët në këto bashki nuk kanë përfituar shërbim më cilësor, e për më tepër ujin e pijshëm nuk e kanë në çezma por janë detyruar ta blejnë në dyqan.

