-4.2 C
Pogradec
-6.5 C
Korçë
-6.1 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-8.5 C
Maliq
-5.3 C
Liqenas
Monday, January 13, 2025

Çpo po ndodh? KF Pogradeci largon 6 lojtarë nga ekipi, mes tyre kapitenin Topllari…

- Advertisement -

Ka filluar të ndihet dora e fortë e rikonstrukturimit të ekipit të Pogradecit në këto momente. “Korça Boom” para disa ditësh ka publikuar një lajm të tillë se do të jenë pesë ose gjashtë futbollistë nga grupi ekzistues, tashmë gjithçka është vërtetuar.

Kështu, futbollistëve u është komunikuar se nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi. Këtë lajm të keq e kanë marrë Eldjon Topllari, Franko Kapllani, Renato Këndezi, Mateo Përe, Fabjan Nallbati, Ciprian Pius dhe Freeman Pius. Në përgjithësi, ata kanë qenë futbollistë që kanë luajtur jo shumë minuta në kampionatet e tyre, përjashtim bën Topllari, i cili shpesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por që sot ata nuk do të jenë më pjesë e liqenorëve.

Nga sa është mësuar në bisedat dhe deklaratat e futbollistëve, ata janë në një farë mase të kënaqur që do të mund të vazhdojnë karrierën e tyre si lojtarë të lirë. Këta futbollistë, edhe pse kanë qenë nën kontratë, kanë kërkuar që sa më shpejt të marrin lejen e kalimit për t’u sistemuar në ekipet e tjera.

Madje, drejtuesit janë treguar të gatshëm t’u shlyejnë detyrimet financiare deri në momentin që futbollistët kanë qenë pjesë e këtij ekipi.

Kështu duket se këta futbollistë do t’u hapin vend lojtarëve të rinj që do të vijnë nga merkato, edhe pse deri tani është konfirmuar vetëm një futbollist. Pritet që klubi të dalë me një deklaratë për të tjerët që janë në planet e tyre.

Burimi: “KORÇA BOOM”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit