Aksidentet e shumta në aksin rrugor Lin – Pogradec shpesh herë kanë bërë që qytetarët të ngrenë dyshimet për vaj të derdhur qëllimisht në rrugë. Ditën e sotme ka mbërritur në redaksinë e Pogradecipress.al një video e realizuar nga një qytetar, i cili pretendon se afër zonës ku ditën e sotme u regjistura një aksident rrugor, në afërsi të Udënishtit, shihet prezenca e vajit në rrugë.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë vaj të derdhur qëllimisht apo me rrjedhje të mjeteve të cilat kalojnë. Mësohet se policia ka hetuar me metoda speciale këtë fenomen, ndërsa nuk janë evidentuar persona që hedhin vaj në rrugë. Sipas burimeve nga policia dyshohet se prezenca e vajit lidhet me rrjedhjet e automjeteve, ndërsa aksidentet e shumta në këtë aks rrugor dyshohet se lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.