11.4 C
Pogradec
11.4 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
11.8 C
Liqenas
Sunday, May 10, 2026

Ironizon Daniela Zisi: “Festat mbaruan dhe Korça u zbraz. Të filmojë rehat bashkia me dron…”

- Advertisement -

Nga Daniela Zisi

Festat mbaruan dhe Korça u zbraz nga lumi i turistëve që vërshuan nga çdo cep i vendit dhe botës,si na thotë bashkia.

Se ku fjetën këta mijra,kur Korça ka kapacitete hotelerike për të akomoduar shumë shumë 4 mijë turistë,atë e di bashkia.

Ja ta zemë se na kanë ardhur në Korçë edhe ata 3 mijë turistë që mund të akomodojnë bashkitë e tjera,në total numri shkon në 7 mijë.

Pra, këta 7 mijë turistë, sigurisht kanë ardhur me makina,jo në këmbë.

Meqë kanë ardhur me makina,i bie rreth 2 mijë makina janë parkuar në rrugët e Korçës?

Jo,makina e parë u parkua tek Katedralja dhe e fundit i bie të jetë parkuar në Zëmblak.

E megjithatë, ne duhet t’i besojmë bashkisë,ende nën efektin e bakllavasë ,jo fakteve dhe logjikës.

Ata mijra turistë,sipas udhëzimeve të pushtetarëve,hëngrën nga mëngjesi në mbrëmje vetëm lakrorin me dy petë të pjekur në saç.

E hëngrën me dorë dhe gjalpi iu kullonte deri tek kyçi i dorës,jo si Lulzim Basha, i vetmi që e ka ngrënë me thikë lakrorin e Korçës.

Të gjithë nga ana e anës u shkulën dhe erdhën në Korçë për festat e fundvitit.

Në vendin më të varfër të Evropës,ku gjysma e popullsisë jeton me 5 dollarë në ditë,ia kemi ngenë për të bërë nga dy herë në vit pushime dhe të dyja herët, vetëm në Korçë.

Ne që jetojmë në Korçë për festa mbyllemi në shtëpi ose ikim jashtë, që të filmojë rehat bashkia me dron turistët dhe që këta të fundit,në shtëpinë tonë,të rrinë si në shtëpinë e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit