Në doganën e Qafë Thanës ka rënë sistemi në doganën maqedonase disa orë më parë, çka shtoi fluks të lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Sipas informacioneve nga kufiri, në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po aq në hyrje. Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, vetëm për disa minuta është krijuar fluks në këtë pikë kufitare, ndërsa aktualisht situata është kthyer në normalitet.