Dardha përballet me fluks të lartë vizitorësh në ditët e para të vitit 2025
Ditët e para të vitit 2025 kanë sjellë një fluks të lartë vizitorësh në fshatin turistik të Dardhës. Si pasojë e këtij fluksi të madh automjetesh, aktualisht janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët e brendshme të fshatit.
Sipas burimeve, sot është shënuar kulmi i fluksit të vizitorëve, duke shkaktuar herë pas here bllokime të automjeteve për shkak të numrit të madh të tyre. Policia është në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për të shmangur incidentet rrugore në këtë aks të mbingarkuar nga trafiku.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe mirëkuptim për të lehtësuar qarkullimin në këtë zonë të frekuentuar turistike.

