7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Tedi Blushi/ PL në Korçës merr minimumi 3 mandate! Në 11 maj fiton opozita…!

- Advertisement -

Tedi Blushi nga Korça:

Së pari, më lejoni që, së bashku me sekretarin politik të qarkut të Korçës dhe një ndër drejtuesit politikë më të rëndësishëm të PL-së në Korçë, t’ju përcjellim urimet më të përzemërta banorëve të këtij qarku. Ne po e bëjmë këtë dalje pas një takimi të zgjeruar që kemi zhvilluar me strukturat tona në kuadër të qarkut të Korçës. Siç e theksuat me të drejtë, viti 2025 korrespondon me një vit elektoral, i cili pa dyshim do të sjellë ndryshimin e shumëpritur, jo vetëm për banorët e këtij qarku.

PL ka ndezur motorët jo vetëm në këtë qark; strukturat tona janë në këmbë, dhe besoj se rezultati që kjo forcë politike do të arrijë më 12 maj do të jetë spektakolar jo vetëm në Korçë, por edhe në mbarë Shqipërinë.

Nuk është çështje numrash; është çështje fryme. Jam i bindur se PL do të arrijë një rezultat të paparë më 12 maj në qarkun e Korçës. Objektivi ynë minimal është 3 deputetë në qarkun e Korçës dhe 1 deputet nga ky qark për atë të Tiranës.

Për izolimin e presidentit të PL-së:

Izolimi ekstrem i presidentit të PL-së nuk është një ngjarje normale. Është një akt agresioni i paprecedent i narkoregjimit ndaj PL-së, pa prova dhe fakte ndaj presidentit Meta. Goditjet që i janë bërë drejtuesve kryesorë të opozitës, falë një strukture kriminale që bën çdo përpjekje për të garantuar një mandat tjetër katërvjeçar për Edi Ramën, në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin, janë një sfidë serioze për opozitën. Por ne jemi të bindur se me angazhimin e strukturave tona dhe gjithë opozitës, fitorja më 12 maj është e arritshme.

Kjo është një çështje teknike. Jam i bindur se opozita e bashkuar do të triumfojë më 12 maj. Edi Rama po bën çdo përpjekje për të cenuar zgjedhjet. Për shembull, në qarkun e Korçës, për fat të keq, struktura e patronazhistëve po punon për të manipuluar votën e diasporës. Pas takimeve tona, kemi marrë informacione konkrete se administrata vendore e rilindjes po përpiqet t’u imponojë punonjësve publikë të japin të dhënat e familjarëve të tyre jashtë vendit. Kjo është një përpjekje kriminale që cenon standardet e një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.

Për Erion Veliajn:

“Fati i Erion Veliajt u paracaktua shtatë ditë më parë, kur u bë publike firma e tij e kundërligjshme që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës. Ai duhet të ishte marrë i pandehur dhe aktualisht duhet të ishte duke vuajtur dënimin. Askush nuk duhet të ketë shpresë te kjo strukturë kriminale e SPAK, që sot merret me çështje të parëndësishme, ndërkohë që opozita ka paraqitur prova të pakundërshtueshme kundër Veliajt dhe të tjerëve.

Veliaj jo vetëm që është përgjegjës për inceneratorin e Tiranës, por është i përfshirë në afera të tjera monstruoze që synojnë grabitjen e taksave të qytetarëve të Tiranës. Buxheti i fundit i miratuar është buxheti më i madh në historinë e kryeqytetit, por njëkohësisht buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës. Veliaj duhet të ishte i arrestuar dhe duke vuajtur dënimin që meriton.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit