7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Fshati turistik i Dardhës, një destinacion mahnitës

- Advertisement -

Një fshat, që ka emër karakteristik e që të ngjallë kurreshtjen ta njohësh nga afër, qoftë përmes leximit apo edhe për ta vizituar, është Dardha. Për të shkuar në Dardhën turistike kalohet qyteti i Korçës dhe, pas pak, një rrugë të kthen në të majtë, e cila, pasi lëshon fushën e Korçës, ngjitet kodrave të malit të Moravës për të zbritur në Dardhë. 

Dardha është një fshat në rrethin e Korçës, 19 km nga qyteti dhe 185 km nga kryeqyteti, në lartësi mbidetare prej 1344 m. Është fshat i themeluar në thellësi të malit të Moravës para 300 vjetësh prej atyre që kishin ikur nga pushtuesit otomanë se nuk kishin pranuar ta ndërronin fenë. Me të arritur, sipas gojëdhënës, kishin gjetur strehë te një stan, mbi të cilin kishte një dardhë të egër. Emri i fshatit kishte marrë formë nga togfjalëshi “Te stani nën dardhë”, duke u modifikuar si “Në Dardhë”, “N’Dardhë” dhe “Dardhë”. Për herë të parë u gjet emri i fshatit në një enciklopedi greke, ku thuhet: ”Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht në vitin 1768”.

Fshati malor, me reliev shumë të thyer e të rrëpinjtë, me rrugët me kalldrëm e me shumë kroje, është bërë i njohur edhe për natyrën shumë të bukur dhe për ajrin e klimën e shëndetshme, për traditat dhe për njerëzit e shquar. Në fillim të shek. XX, rreth vitit 1913, Dardha kishte 400 shtëpi, të ndërtuara prej guri sipas një modeli të veçantë arkitekturor, të cilat i jipnin fshatit pamjen e një qyteze. Numri i popullsisë tash ka rënë shumë, për shkak të ikjes në emigracion në këto 30 vjetët e fundit. Thuhet se në fshat sot ka rreth 110 shtëpi, por vetëm 12 familje jetojnë gjatë tërë vitit në të, të tjerët janë banorë sezonal. Prandaj, në fshat nuk ka fëmijë, kur s’ka fëmijë, s’ka nxënës, kur s’ka nxënës s’ka as shkollë./ Epoka e re

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit