Edhe Korça, një qytet tradicional festimesh dhe serenatash, nuk ka qëndruar pas qarqeve të tjera të mëdha për të festuar ndërrimin e viteve. Qindra qytetarë janë parë në sheshin e qytetit minuta para se të vinte mesnata dhe të hidhnin fishekzjarret e para dhe deri tek shashkat dhe kapsollat nga ana e fëmijëve.
Spektakli i fishekzjarreve dhe festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit, teksa u organizua edhe ceremonia e hedhjes së fishekzjarreve nga Bashkia. Dhe pavarësisht temperaturave të ulëta, sheshi ishte i mbushur./ shqiptarja.com

