8.7 C
Pogradec
7.9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
6.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Ersekë/ 178 milionë lekë investim për rrugën, trotuaret pa beton e pllakat të shkërmoqura

- Advertisement -

Burimi JOQ/ Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim në lidhje me cilësinë e dobët të punimeve në trotuarin e rrugës Ersekë-Rehovë, investim i realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë prej 178 milionë lekësh.

Një qytetar na shkruan se trotuari i ri, i cili u përurua një vit më parë gjatë periudhës së festave, po dëmtohet në mënyrë të dukshme.

Qytetari thotë se në ndërtimin e trotuarit nuk është përdorur beton nën bordurat e betonit, duke e bërë strukturën të dobët dhe të paqëndrueshme. Gjithashtu, ai pretendon se pllakat e përdorura janë të një cilësie shumë të ulët, pasi shpërbërëhen me lehtësi, duke nxjerrë në pah probleme serioze në standardet e ndjekura gjatë punimeve.

Kjo situatë ngre shqetësime mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike, cilësinë e projekteve infrastrukturore dhe transparencën me publikun se ku shkojnë këto fonde.

Mesazhi i plotë:

Vjedhjet në Bashkinë Kolonjë vazhdojnë ditën për diell! Shiheni si po shkatërrohet trotuari i ri i rrugës Ersekë-Rehovë. Shikoni çfarë punimesh janë kryer ku nuk është hedhur aspak beton poshtë bordurave të betonit të trotuarit kurse pllakat janë cilësi aq e dobët sa po shkërmoqen siç shpërbëhet kripa në ujë! Çuçka(Erion Isai) ky kryetar bashkie hajdut i Rilindjes vazhdon të grabisë një nga bashkitë më të varfëra të Shqipërisë! Sapo ka mbushur një vit, vjet në këto ditë festash është përuruar me bujë të madhe! Ersekë – Rehovë”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit