7.8 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
7.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Pogradec/ Reagon kryetari i PD: Mafia “Xhafaj – Veliaj” nuk kursen Pogradecin. “Ky tmerr duhet ndaluar!”

- Advertisement -

Shkruan kreu i PD Pogradec, Genti Çela/ PËRBINDËSHA TË LLAHTARSHËM 25-katëshe BETONI PRITET TË MBIJNË NË POGRADEC!

Babëzia si zgjatim i oligarkisë mafioze (Xhafaj-Veliaj), nuk kursen oazin në qendër të Pogradecit. Zona e Turizmit të vjetër, ish-materniteti, Oktapodi, ish-kinemaja e qytetit, pritet të fshihen nga memoria e qytetit (plot 24 mijë m2 tokë).

Marrëdhënia e liqenit, e diellit, e ajrit me pjesën e vjetër të qytetit do të bllokohet përfundimisht, përjetësisht.

Në kundërshtim me çdo rregull urban, me parimet themelore të UNESCO-s (ia kemi dale të alarmojë dhe këtë organizatë), në kundërshetim me marrëveshjet dypalëshe këtej dhe andej liqenit.

Mbi të gjitha, në kundërshtim me çka Zoti krijoi si Pogradec, si parajsë ujore dhe drite.

Makutëria duhet të ndalet nga qytetaria dhe intelektualët poradecarë.

Ky tmerr duhet stopuar me çdo kusht, edhe me trupat e atyre që duan këtë qytet pakushtmërisht, edhe të atyre që ngrihen mbi nënshtrimin e një borderoje mujore.

Qençe nuk jetohet!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit