Mjafton të dalësh dhe të takohesh me njerëz në fshatrat dhe qytete e Qarkut Korçë dhe bën një skaner observues mbi gjendjen aktuale. Bisedat ngjajnë me njëra-tjetrën dhe e kupton se çfarë i shqetëson qytetarët e kësaj zone:
- Ikja masive e të rinjve dhe të gjithë e vënë re fenomenin;
- Punësimet abuzive në administratë, kryesisht në atë lokale, e bërë jo për përmirësimin e punëve apo shërbimit, por për qëllime elektorale;
- Pakënaqësia ndaj qeverisjes si jo efektive, e pabarabartë, plot presione ndaj kujtdo që kritikon apo kundrështon shumicën aktuale;
- Mosbesimi te votimet e drejta dhe të ndershme;
- Punët publike pa cilësi, me dyshime/fakte korruptive dhe klientelizëm;
- Ndarje e thellë ndaj atyre që janë me pushtetin që trajtohen si të nënës dhe atyre opozitarë si të njerkës, madje këta të fundit sa më shumë publikë që të jenë në opozitarizmin e tyre aq më shumë kontrollohen, gjobiten, zvarriten për shërbime apo linçohen nga pushteti;
- Të varfërit janë varfëruar dhe shtuar më shumë se disa vite më parë.
Një regjim, nuk është as më shumë dhe as më pak, se një pakicë që qeveris me presion ndaj atyre që nuk rrjeshtohen me “shërbime ekstra” dhe ndaj atyre që i shërbejnë. Regjimet prodhojnë të mira vetëm për një pakicë, ata nuk janë të aftë për ta bërë një vend më të mirë dhe të jetueshëm.
Po ju, si mendoni?
Dr.Gentian Çala
Sekretar Politik i PL-së i Qarkut Korçë

