Ditën e sotme ka qarkulluar në disa media fotot e projektit “Pogradeci Marina” një projekt nga Alis Konstruksion, kompani e cila pritet të nisi ndëtimet në Pogradec. Një vit më parë pogradecipress.al ka publikuar më parë një projekt të ngjashë të kësaj kompanie, por së fundmi projekti ka marrë një formë të re, ku kulla më e lartë do të jetë 28 kate, ndërsa pritet të ndërtohet katër kulla në zonën midis ish Oktapodit dhe Turizmit të vjetër. Edhe pse një investim privat, shpesh hërë ai është kundërshtuar nga qytetarë të shumtë, gjithashtu edhe nga opozita, por duket se ideatorët po ecin përpara me këtë projekt.
Ndërtimi do të vijë në momentin kur UNESCO ka rekomanduar vetëm disa javë më parë që të mos ketë ndëtime buzë liqeni, ndërsa autoritetet Shqiptare janë qortuar për shkelje të vazhdueshme të direktivave të UNESCO-s. Gjithsesi ende nuk dihet saktësisht nëse do të kryhet ky investim. Në rrjete sociale dhe arkitektja Pogradecare Diana Mile, ka reaguar duke ngritur dyshimet se a është i duhuri ky projekt për Qytetin e Pogradecit:
“Nëse ju që duartrokisni për xhepat e investitorit, jam shumë dakord, bravo të gjithëve por nëse flisni në emër të qytetit të Pogradecit, skeni asnjë lidhje. Ky projekt është i tepëruar duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme natyrën, liqenin, pejsazhin dhe trashëgiminë kulturore (Kinemanë, Turizmin e Vjetër, Oktapodin) të Pogradecit. Qytet me plot plagë që ska guximin njeri ti mendojë e jo ti thotë. Unë ftoj Arlis, si investitor tashmë i suksesshëm ta rimendojë këtë investim në respekt të Pogradecit, nuk ndodh të ketë ‘MARinë’ në liqen…habija e radhës kjo!” shkruan Mile.
Më herët edhe aktivistë të ndryshëm kanë kundërshtuar betonizimin e bregut të liqenit dhe ngritjen e kullave në qytet. Ata kanë sugjëruar që Pogradeci të zhvillohet dhe me ndërtime të reja, por pa prekur bukuritë dhe vlerat natyrore të tij. Ekzistencën e projektit e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku Xhakolli në një intervistë në RTSH një vit më parë, por më pas burime nga Bashkia e Pogradecit bënë të ditur se kreu i Bashkisë, ishte shprehur se projekti u anullua dhe nuk do të kishte kulla në Pogradec, nuk dihet çka e ka ndryshuar mendjen e tij? Megjithse leja për ndërtime të këtyre përmasave merret nga KKT dhe jo nga Bashkia.
Redaksia pogradecipress.al ka publikuar disa ditë më parë dhe një investim më të madh në zonën e Linit, kur priten të ndërtohen vila dhe komplekse hotelerie, por çka po ndodh në Pogradec dhe a do të ketë ndërtime të këtyre përmasave?