Vijon të ketë një fluks të shtuar kalimesh në doganën e Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 5,655 shtetas dhe kanë dalë 2,527 të tjerë. Gjatë orëve të ditës, fluksi ka qenë normal dhe nuk janë raportuar pritje të gjata.Autoritetet, sidomos në këto orë të fundit para festës, kanë punuar me 5 deri në 6 sportele, duke i alternuar ato në varësi të fluksit. Numri i kalimtarëve pritet të vijojë të jetë i lartë edhe gjatë orëve në vijim, pasi shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi do të kalojnë festat në atdheun e tyre.

