8.7 C
Pogradec
7.9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
6.7 C
Ersekë
6.9 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Saturday, January 25, 2025

Festat në dëborë/ Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri rriten prenotimet në qytetin e Korçës

- Advertisement -

Korça edhe këtë fundvit është një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit. Rezervimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri nisën prej nëntorit dhe tani strukturat akomoduese janë rezervuar thuajse plotësisht.

Kryesisht janë vizitorët nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Vlora ata që i drejtohen juglindjes për të festuar Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve por nuk mungojnë as pushuesit nga qytetet e tjera apo edhe të huajt.Qendra e qytetit nga sheshi para katedrales deri tek pazari i vjetër dhe po ashtu bulevardet kryesore e tyre mund të përshkohen legtësisht në këmbë falë distancave të vogla për të shijuar dekorin e veçantë që përcjell më së miri ndjesinë festive. Krahas atmosferës festive të qytetit ajo çfarë mbetet një alternativë për të bërë më argëtuese por edhe çlidhëse ditët e pushimit është vizita në fshatrat turistikë të Dardhës apo Voskopojës që renditen ndër destinacionet më të preferuara për turizmin e bardhë.Në vigjilje të Krishtlindjes operatorët turistikë tregojnë se këtë vit kërkesat për të festuar në Korçë kanë qenë të larta ndërsa ndajnë tregojnë se cilat janë disa nga gatimet e preferuara tradicionale për pushuesit.Në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë janë 83 hotele dhe 66 bujtina me kapacitet akomodues për gati 4000 persona të cilat janë të rezervuara deri në ditët e para të janarit.Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit