Në qarkun e Korçës, reshjet pas mesnatës kanë qenë në formën e dëborës.
Grupet e punës të kontraktorëve, me mjetet borëpastruese, ishin në terren gjatë natës dhe vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.
Qarkullimi vijon normalisht dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.