5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Reshje shiu dhe dëbore, ARRSH: Punohet për pastrimin e rrugëve për qarkullim normal

- Advertisement -

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Gjatë natës territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH njofton se në Rajonin Jugor reshje dëbore ka pasur në Qafë Thanë, në Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Librazhd-Steblevë.

Po ashtu edhe në Rajonin Verior kanë vazhduar reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, në Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë, në Kukës-Bushtricë.

ARRSH bën të ditur se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH. /j.p/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit