Rreshjet e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës. Ato kanë qenë të pranishme prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m. Sipas informacioneve, rreshjet vazhdojnë ende. Në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e dëborës ka arritur nga 5-10 cm.
Kontraktorët ndodhen në terren për të menaxhuar çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve. Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, pjesa tjetër e qarkut të Korçës, prej mbrëmjes së djeshme, është përfshirë nga rreshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.