Fëmijët tanë meritojnë më shumë!
Duke marrë shkas nga debati publik për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, prej gati dy vitesh disa herë kam propozuar që në çdo lagje të identifikohen dhe lirohen hapësirat publike dhe të parashikohen në buxhetin vjetor të bashkisë kënde dhe fusha sportive për fëmijët e qytetit tonë.
Fëmijët tanë meritojnë të kenë mundësinë në çdo lagje per tu argëtuar me lojëra të karakterit fizik duke qenë sa më larg veseve të rrugës dhe rrjeteve sociale.
Kjo duhet të jetë prioritet në një qytet që sa vjen dhe behet më agresiv me fëmijët dhe të drejtat e tyre!