5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korça i merr vëmendjen Pogradecit! Për festat e nëntorit rezervohet plotësisht…

- Advertisement -

Qyteti i Korçës, i njohur si qyteti i serenatave, mirëpret çdo vit një numër të madh turistësh në të katër stinët e vitit. Sipas vizitorëve, ky qytet të ofron kulturë, histori dhe destinacione magjepsëse.

Gjatë periudhës së dimrit, Korça shndërrohet në një nga destinacionet kryesore për vizitorët, të cilët tërhiqen nga fshatrat e shumtë turistikë të qarkut, ushqimet tradicionale dhe natyrisht dimri i bardhë.

Sipas të dhënave nga Bashkia Korçë, kapaciteti total i strukturave akomoduese është 3604 persona. Në qytet, hotelet dhe bujtinat përfshijnë gjithsej 1232 dhoma, të cilat mund të akomodojnë 2838 persona. Ndërsa në njësitë administrative, janë të disponueshme 303 dhoma me kapacitet për 766 persona.

Për sa i përket kalendarit të festave të dhjetorit, Bashkia Korçë ka planifikuar një sërë aktivitetesh të larmishme, duke përfshirë evente kulturore, artistike dhe argëtuese.

Gjithashtu, theksohet se me fillimin e reshjeve të dëborës, pritet një rritje e numrit të vizitorëve, sidomos atyre që vijnë për sportet e dimrit, si skijimi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit