4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Studentët nga Pogradeci përballen me vështirësi në Tiranë. Deri në 600 mij lekë shpenzime në muaj…

- Advertisement -

Rea Xhukellari, studente e vitit të dytë në financë, erdhi nga Pogradeci për të studiuar në Tiranë, por përballë një qyteti të madh dhe të zhurmshëm, u vu përballë disa sfidave.

Ajo jeton me dy vajza të tjera dhe ndan qeranë e një apartamenti, duke përballuar ngarkesa financiare të mëdha, me shpenzime mujore prej rreth 200 mijë lekësh për qira, ujë dhe drita. Por shpenzimet në total mund të shkojnë deri në 600 mijë lekë, gjë e cila vështirëson pozitat ekonomike të familjeve të tyre.

Pjesa më e madhe e studentëve, sipas saj, janë në situata të ngjashme dhe janë të detyruar të punojnë për të mbijetuar

Kostot e larta të jetesës thotë se i detyrojnë studentet të punojnë, cka sipas saj e bën më të të vështirë përqendrimin tek arritjet akademike.

Rea apelon për ulje të çmimeve dhe për mbështetje më të madhe për studentët, duke besuar se një ndryshim do të krijonte mundësi më të mira për të ardhmen e tyre dhe për shoqërinë.

Burimi: Ora News

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit