16.5 C
Pogradec
15.7 C
Korçë
15.6 C
Bilisht
15.5 C
Ersekë
14.8 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Vrasja e Martinit, prindër e nxënës protestë para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! Nuk është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen

- Advertisement -

Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej  “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër dhe të rinj u mblodhën bashkë paraditen e sotme për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit.

Me thirrje “Ik!’ dhe “Doreheqje”  ata kërkojnë largimin e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Një thirrje që u mbështetet dhe nga shumë prindër dhe të rinj që thërrisnin : ‘Dorëheqje! Ik!” 

Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. 14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor,  pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.

Qytetarët mbajnë në duar dhe pankarta të tjera ku shkruhej  ‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim” ‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten” “Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën./ Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit