5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Krahëbardha “nxin” fermerët! Insekti po shkakton dëme të mëdha, problem edhe çmimi që ofrohet nga grumbulluesit

- Advertisement -

Fermerët e serve përballen me shumë sfida, por ato që rrezikojnë më së shumti prodhimin e tyre janë çmimi i padrejtë dhe insektet që shkatërrojnë të mbjellat.

Ledina Çela ka një sipërfaqe prej dy dynyme me sera të mbjella me perime të ndryshme ajo thotë se në fillim serat patën prodhime cilësore, por më pas insekti krahëbardhë pushtoi të gjithë serën duke bërë që në serë të prodhohet më pak, ndërsa ato pak lule që i rezistuan këtij insekti kanë bërë që patëllxhani në sera të duket i vjetër edhe pse ajo mundohet të çojë në treg produktin e sapo vjelë.

Fermerja: Problemi që po hasim tani është krahëbardha që nuk po gjejmë zgjidhje

Ledina thotë se shqiptarët po konsumojnë më pak perime dhe shkak për këtë bëhen tregtarët të cilët duan të fitojnë shumë duke shitur pak. Por një sjellje e tillë bën që shumë herë prodhimet e serave  nuk përfundojnë në treg, por kalben në sera.

Por krahëbardha nuk gjendet vetëm në serat me patëllxhan, ajo gjithashtu lufton dhe lulet e domates, specit dhe trangullit. Kimikatet bujqësore janë tepër të dobëta para fluturës që shkatërron mundin e fermerëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit