Në Universitetin “Fan S. Noli” u mbajt një aktivitet i veçantë ku u paraqitën studime mbi rolin e gruas në diskutimet parlamentare gjatë viteve 1920-1939.
Qëllimi kryesor i studimit ishte të informonte audiencën për funksionimin e Parlamentit të asaj periudhe dhe të analizonte mënyrën se si disa ligje që lidhen me të drejtat e grave u zbatuan.
Elsa Ballauri, drejtoreshë e Muzeut të Gruas dhe njëkohësisht drejtoreshë ekzekutive e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, ishte organizatorja kryesore e këtij aktiviteti. Ajo vuri në dukje se një numër i konsiderueshëm studentësh janë angazhuar në studime të thelluara mbi tematika qw lidhen me rolin e gruas nw periudhwn parakomuniste dhe se këto dokumente historike do të bëhen pjesë e Muzeut të Gruas.
Një moment i veçantë i aktivitetit ishte prezantimi i punimit nga studentja Elsa Xhindole, me temë “Gruaja në diskutimet parlamentare gjatë viteve 1920-1939.” Ajo ndau emocionet e saj për punën në këtë fushë, duke theksuar se dokumentet, diskutimet dhe projektligjet e asaj periudhe janë zbuluar dhe publikuar për herë të parë. Elsa shprehu dëshirën për të zgjeruar këtë hulumtim në të ardhmen me një studim më të detajuar.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e dekanes së Fakultetit të Edukimit, znj. Jonela Spaho. Në këtë event morën pjesë studentë dhe pedagogë të universitetit, të cilët kontribuan me diskutime dhe vlerësime për tematikën e trajtuar.