Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme i akuzuar për mardhënie seksuale me të mitur,pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën për 4 vite.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Sheme dyshohet se i është drejtuar shtetit grek, aty ku prej vitesh edhe jeton vëllai i tij. Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij jo vetëm në fshatin Sheqeras dhe Barç por edhe në Maliq.
Pas informacioneve të grumbulluar nga policia,Prokuroria e Korçës nxorri urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e 43 vjeçarit.
Ngjarja e rëndë u rregjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që 43 vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.