Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 24 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Audi”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.