5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Korçë/ Ja si morën flakë sahatët e ujit, panik në pallat…

- Advertisement -

Korçë: Pësojnë defekt sahatet e ujit në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit.
Si pasojë e djegies së sahateve ka prani të madhe tymi. Nga paniku, banorët kanë dalë jashtë ndërkohë që po ndërhyhet për të pastruar të gjithë ambientin, ndërsa drejtoria e ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegura.

Banori 1: “Ne pamë fillimisht tym në koridor, pastaj hapëm derën e ujësjellësit ku kalojnë tubat e ujit. Kishte rënë zjarr. Ne e shuam dhe lajmëruam zjarrfikësen, e cila erdhi shpejt. Tani i gjithë pallati është përmbytur nga uji, të gjitha tubat janë çarë. Ujin e kanë ndërprerë, dhe kemi mbetur të gjithë jashtë. Në katet e larta nuk hyn dot nga tymi; kati i katërt është krejtësisht i padukshëm.”

Banori 2: “Shpërthyen tubat e ujit, u çanë, dhe uji mbushi gjithë ambientin. Tym dilte lart, por nuk e dimë se nga vinte. Kur na thanë të dilnim jashtë, lajmëruam zjarrfikësen. Ata erdhën, ndërprenë ujin, por tani nuk kemi as drita dhe nuk e dimë si do të vazhdojë situata.”

Banori 3: “Ra zjarr në katet e larta dhe shpërthyen tubat e ujit. Banorët e kateve të sipërme ishin më të rrezikuarit. Ne dolëm jashtë menjëherë për të shmangur çdo rrezik.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit