Pogradec – Një anketë e hapur online e zhvilluar nga “Pogradeci Press” në rrjetin social Facebook ka treguar preferencat e votuesve pogradecarë nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin nesër. Në sondazhin ku morën pjesë 241 persona, të anketuarit janë pyetur për partinë e preferuar mes Partisë Demokratike (PD), Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë së Lirisë (PL).
Rezultatet tregojnë se Partia Demokratike është preferuar nga shumica e pjesëmarrësve, duke marrë 49% të votave. Pas saj renditet Partia Socialiste me 42%, ndërsa Partia e Lirisë ka marrë vetëm 9% të votave.
Këto rezultate pasqyrojnë një ndryshim të mundshëm të prirjes së votuesve në Pogradec, ku PD duket se kryeson preferencat në krahasim me PS. Ndërkohë, PL duket të ketë një mbështetje më të ulët krahasuar me dy partitë e tjera kryesore.
Ky sondazh i hapur ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektohen këto prirje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Pogradecipress.al