5.3 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.9 C
Bilisht
6.8 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Zbulim i madh arkeologjik ne Koroshishtë të Strugës

- Advertisement -

Arkeolog nga Shkupi bashkë me ministrin e Kulturës kan arritur ne Koroshishtë të Strugës pasi një banor vendas duke punuar arën ka hasur ne gurë të shumtë.
Behet fjalë per varre mbretërore ilire të fisit të enkelejve.
Deri më tani jan gjendur përkrenare, doreza prej ari, mburojë, armë edhe shum artefatke tjera që nuk dihen ende.

Është për tu hanitur fakti që ky zbulim nuk u bën aspak përshtypje, intelektualeve, historianëve apo gazetarëve shqiptar te RMV-së duke lejuar që historin ta shkruajn të tjerët si të duan vetë.

Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Koroshishtë të Strugës duket se është gjetur inventar i rëndësishëm që tregon qartazi se ka vazhdueshmëri jetese që nga antikiteti e deri në ditët e sotme!

Sipas informacioneve të para pretendohet që materiali i gjetur i takon shek. VI p.e.s dhe përkon me fisin e enkelejve! Në brendësi të materialeve mësohet se është gjetur varr mbretëror, armë, përkrenare dhe gjëra të tjera me vlerë për kulturën tonë, numri i artifakteve mësohet të jetë rreth 80 gjithsej!

Kjo shihet edhe si një motiv shtysë që në vitin e ardhshëm të realizohet edhe një ekspeditë e dytë dhe pritet të ketë gjetje akoma dhe më të mëdha.

Gërmimet po realizohen nga një grup arkeologësh nga Shkupi, nën kryesinë e një arkeologu nga Ohri por siç po shihet edhe në fotografi ndonëse në pension në krye po qëndron Pasko Kuzman, kurse arsyetimi ishte se qëndronte si vizitor i thjeshtë.
Ndonëse ekspedita u realizua në territoret tona, mendimi profesional nga ana shkencore e historianëve shqiptar vazhdon të mos përfillet fare.

Një detaj që duhet të jetë në vëmendje edhe e të gjithë atyre që posedojnë media sociale dhe si zakonisht për cdo gjë shenjestër janë historianët dhe kinse mosinteresimi i tyre, besoj se jeni mjaftueshëm të ndërgjegjshëm për hapsirën që ju është dhënë qoftë arkeologëve shqiptar në pjesmarrje të ekspeditave dhe qoftë e historianëve për të interpretuar dhe mbrojtur këto zbulime.

Materialet e gjetura veçse ishin dorëzuar në Ohër dhe së shpejti pritet që stacioni i tyre përfundimtar të jetë Shkupi e prej aty, të shpresojmë se mos kenë fatin e maskave të Dollogozhdës.

Burimi: Struga Post

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit