5.3 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.9 C
Bilisht
6.8 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Pogradec/ Institucionet “ngopin” me lugë bosh bizneset. Nuk anullohen gjobat e as impiantet… Censurohen mediat!

- Advertisement -

Pas protestës së përfaqësuesve të biznesit disa ditë më parë, të cilët kundërshtonin vendosjen e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza në bazë të një VKM-je, dje në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për mediat, ku të pranishëm ishin përsëri përfaqësuesit e biznesit dhe zyrtarë nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Prefektura Korçe dhe Bashkia Pogradec.

Zv.ministri Ami Kozeli tha në përfundim të takimit se një sërë nga kërkesat e përfaqësuesve të biznesit vlejnë të adresohen në qeveri, ndërsa nuk dha afat për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu, për Kozelin, gjatë trajtimit të problematikave në ministri do të trajtohet edhe çështja e vendosjes së gjobave që deri tani kanë marrë bizneset për mosvendosjen e impiantit.

Ndërkohë, një përfaqësues i biznesit tha se për pjesën e masave administrative të vendosura për shumë subjekte, të cilat vijojnë deri në 30 milionë lekë, nuk do të ketë pezullim të tyre, ku të vetmen mënyrë shohin rrugën gjyqësore. Ai shtoi se ende edhe pas takimit nuk patën një zgjidhje të ofruar nga institucionet, por problematika do të jetë në diskutim dhe në vijim.

Një tjetër përfaqësues i biznesit në Pogradec e sheh pozitiv takimin, por thotë se bizneset nuk kanë një afat të zgjidhjes së problemit të tyre.

Bizneset në Pogradec dhe Tushemisht kundërshtojnë aktin ligjor që i detyron ata të vendosin impiante për përpunimin e ujërave të zeza, pasi sipas tyre, ato trajtohen nga rrjeti i kanalizimeve të qytetit dhe nuk ka probleme në përballimin e volumeve. Ndërkaq, inspektorët në terren po vijojnë të kryejnë kontrolle dhe të vendosin gjoba për subjektet që ende nuk kanë vendosur impiantet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit