3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Korçë/ Droga sheshit! Arrestohen 6 persona, pas kontrolleve në banesa dhe lokale…

- Advertisement -

Policia e Korçës vijon me arrestimet në operacionet antidrogë në qytet. Pas operacionit “VOSKOPI”, policia ka vazhduar me operacionin “TEMPULLI”, duke prangosur 6 persona. Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së së hënës, si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga Gjykata e Korçës pas një hetimi 3-mujor të kryer nga policia. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas po të njëjtave burime, janë kryer kontrolle në banesa, lokale, dhe gjithashtu në vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike. Policia ka sekuestruar gjithashtu sasi të vogla lëndësh narkotike. Ndërkohë, pritet një informacion më i detajuar nga Policia e Korçës në orët në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit