6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Maliq/ Si në filma! 37-vjeçari punëson në stallë burrë e grua. Pronari krijon lidhje me puntoren, plas grushti mes…

- Advertisement -

Nëna e dy fëmijëve punonte me bashkëshortin e saj në stallat e një 37-vjeçari, por lidhja jashtëmartesore me këtë të fundit çoi në një konflikt dhe procedimin në gjendje të lirë të pronarit të stallës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Petrushë të bashkisë Maliq.

Policia sqaron se çifti i bashkëshortëve u punësuan nga 37-vjeçari, por ky i fundit kishte qëllime të tjera me nënën e dy fëmijëve të mitur. Sipas hetimeve nga policia, dyshohet se 37-vjeçari ka pasur qëllim edhe prostituimin e gruas, pasi më herët 25-vjeçarja kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.

Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6-mujore. Pas kthimit në Shqipëri, ajo ishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin. Nisur nga ky fakt dhe marrja në pyetje e nënës së dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtëmartesore kishte për qëllim prostituimin përsëri të saj.

Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Seksionit të Trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit