26.1 C
Pogradec
27.2 C
Korçë
26.3 C
Bilisht
25.9 C
Ersekë
26.3 C
Maliq
26.5 C
Liqenas
Friday, July 18, 2025

SPAK merr të pandehur një tjetër kryebashkiak, Eduard Duro i Devollit akuzohet për…

- Advertisement -

Tiranë- SPAK merr të pandehur Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë. Duro akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër, informon gazetarja Keti Banushi.

Kryebashkiaku 48-vjeçar që ka mbaruar studimet për Marketing në Universitetin e Korçës, ka punuar si inspektor kontrolli në Tatimet e Devollit dhe si agjent doganor në Kapshticë, deri në momentin që është zgjedhur si kryebashkiak për PS, në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019 dhe ky është mandati i dytë i tij.

Ndër kryebashkiakët që janë marrë të pandehur nga SPAK është edhe ai i Libohovës, Leonard Hide, për kohën kur ishte shef policie në qarkun e Gjirokastrës, për lejimin e kultivimit të parcelave të drogës në disa zona.

(Lajmi në përditësim…)

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit