Nga: Eduart Bardhushi
Flori e kaluar floririt, 55 mijë lekë të vjetra 1 metër dru në Korçë, rroga minimale 400 mijë lekë të vjetra (aq deklarohet se në të vërtetë 270-300 mijë u japin punonjësve), pensionet e ndihmat ekonomiko-sociale, janë aq shumë “të larta” sa nuk dinë se ku t’i shpenzojnë më parë, për MBIJETËSE apo për ilaçet që të rrojnë akoma…!
Nuk mbetet pas dhe fakti që rritja e çmimeve të shportës ka kapur majat, sa që edhe sikur vërtet punonjësit të marrin 400 mijë lekë, përsëri nuk ju del dhe deri në fund të muajit mbeten me qindarka…apo mos vallë kompesohet nga rritja 4-mijë lekëshe e pensioneve?!
Këtu jo vetëm që po ikin të rinjtë çdo ditë e më shumë, por kanë filluar të ikin dhe mosha e tretë në emigracion, “për një pleqëri më të mirë”…