8.1 C
Pogradec
7.4 C
Korçë
7 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
6 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Pogradec/ 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Pronarët në protestë: Të anulohet Akti Normativ

- Advertisement -

Ditën e sotme, sipërmarrësit e biznesit në Pogradec janë mbledhur në takimin e tretë për të kundërshtuar aktin normativ që i detyron të vendosin impiantet e ujërave të zeza për subjektet e hoteleri-turizmit. Ata argumentojnë se përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit është kryer investimi për shtrimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa i gjithë qyteti prej disa vitesh i përpunon ujërat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras. Në këto kushte, për ta kjo përfaqëson një kosto të panevojshme, e cila nuk sjell asnjë impakt pozitiv, por vetëm dëmton biznesin.

Brenda kësaj jave, shumë prej bizneseve kanë marrë gjoba që shkojnë mbi 20 milionë lekë, pasi nuk kanë respektuar këtë akt normativ. Ndërkohë, në takimin e sotëm, ata kanë kërkuar që një përfaqësi e tyre të kryejë takim me kryeministrin dhe ministren përkatëse.

Në një peticion, ata listuan kërkesat e tyre dhe paralajmëruan se, nëse problematika e tyre nuk merr zgjidhje, do të bojkotojnë plotësisht, duke mbyllur në shenjë proteste subjektet e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit