18.1 C
Pogradec
18.5 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Pogradec/ Prefekti: Të merren masa nga institucionet për zonat e mbrojtura…

- Advertisement -

Në Pogradec është zhvilluar takimi i radhës i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore për “Peisazhin e Mbrojtur Tokësor dhe Ujor”, i thirrur nga prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole.

Jole ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave të mbrojtura, të cilat janë një pasuri unike e natyrës së bukur të qarkut, dhe që shtojnë potencialin turistik të Pogradecit dhe të gjithë rajonit.

Gjithashtu, Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Gjergji Koki, prezantoi punën e kësaj drejtorie, duke përmendur arritjet e realizuara dhe problematikat e hasura.

Në takim u theksua edhe domosdoshmëria e gjetjes së burimeve alternative për hartimin e Planeve të Menaxhimit për zonat e shpallura të mbrojtura. Pjesë e mbledhjes ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit