Një 70 vjeçar nga një fshat i Maliqit është arrestuar pasi në të rëndon akuza e ngacmimit seksual me të mitur. Sipas burimeve nga policia mësohet se 70 vjeçari ka ngacmuar sekaualiaht një 11 vjeçare të paktën këahtu ka dëahmuar 11 vjeçarja në prani të prindërve të saj në komisariatin e Maliqit.
Ngjarja sipas dëshmisë së 11 vjeçares ndodhi në dyqanin e 70 vjeçarit ku vajza kiahte shkuar për të blerë diçka. Më tërhoqi pas vetes të më ulte në prehër, përdori fjalë fyese, këto ishin fjalët e 11 vjeçares.
Policia ndërkohë është duke hetuar rastin. Ndërkohë banorët dyshojnë se kjo është një çështje e montuar, pasi familjarët e minorenes i kishin borxh para 70-vjeçarit.
Flet vëllai i të akuzuarit për ngacmim seksual në fshatin Strelcë, Maliq:
“Unë nuk di gjë fare, nuk isha këtu. Më thirrën mbrëmë rreth orës 5:30. Ishte policia dhe më thanë se do ta merrnin sepse kishte ndodhur një mosmarrëveshje rreth orës 4. E morën dhe ikën. Kaq di unë, nuk di gjë tjetër.
Mbrëmë e arrestuan dhe më njoftuan kur erdhi policia këtu. Vajza është nga i njëjti fshat, por banon në një lagje tjetër. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur, por mendoj se ajo ka ardhur këtu për ndonjë gjë, ndoshta për të blerë në dyqan, sepse vëllai ka dyqanin e tij. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur, por nuk ka mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Pyetni ndonjë banor tjetër, mos më pyesni mua, nëse ka pasur ndonjë problem me dikë tjetër. Për atë që akuzohet, nuk bëhet fjalë, jo kurrë.
E vërteta do dalë në shesh. Ai burrë nuk i bën këto gjëra. Asnjëherë nuk ka dalë qoftë edhe një fjalë për të në fshat. Ju interesohuni dhe pyesni këdo. Ne jemi shumë të prekur nga kjo situatë. Nuk është e lehtë të dëgjosh akuza të tilla për vëllanë. Ai nuk ka pasur asnjë lloj problemi, kurrë. Vëllai nuk është i martuar dhe jeton vetëm.”
Flet kryeplaku i fshatit, Alfred Skënderi:
“Ai është njeri shumë i mirë, nuk e bën këtë gjë. Mua më duket e pamundur që të ketë ndodhur diçka e tillë, çfarë të them unë tani? Ne nuk dimë asgjë, dhe po nuk foli drejtësia, s’kemi çfarë të themi ne. Në marrëdhënie me banorët është shumë korrekt dhe i respektueshëm. Ne nuk besojmë që të ketë ndodhur kjo gjë.
Ndoshta prindërit e vajzës i kanë pasur borxh para, sepse ai jep shumë borxh për ata që nuk kanë mundësi. Ju jep mallra me para borxh. Si bashkëfshatarë njiheshin, por nuk kishin hyrje-dalje të shpeshta. Ai është beqar, nuk është i martuar, por nga ana e këtyre gjërave nuk është.”
Flet nëna e 11-vjeçares:
“Çupën nuk e ka prekur, vetëm fjalë të pista, kështu më tha çupa, kaq. Nuk e di më shumë, vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh, ndonjëherë vetëm herë pas here.”