5.6 C
Pogradec
4 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
4.8 C
Ersekë
2.7 C
Maliq
6.2 C
Liqenas
Monday, November 11, 2024

Korçë/ Shehaj: “Duam t’i ofrojmë shqiptarëve, një qeveri të pakorruptuar.”

- Advertisement -

Agron Shehaj nga Korça: – “Ne shohim cila është zgjidhja dhe çfarë duhet të bëjmë që kjo që po ndodh në Shqipëri, kemi 12 vjet që kemi një pushtet në duart e një njeriu të vetëm, që po nuk vepruam, ka shumë gjasa që do të vazhdojë edhe për 12 vjet të tjera. Kjo është ajo që mua më intereson dhe kjo është ajo për të cilën unë po punoj. Nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë, më shumë shqiptarë do të ikin, më pak qytetarë do të besojnë se mund të ketë në Shqipëri një rrotacion politik.”

“Kjo është arsyeja pse kemi vepruar dhe krijuar një lëvizje të re politike, të besueshme.”

Pyetjes se me kë do të jetë në koalicion, Shehaj përgjigjet: – “Ne nuk do të jemi në koalicion me asnjë parti politike. Ne sot jemi të përqendruar tek zgjedhjet e ardhshme dhe, siç e thashë, konkuroj me logon e partisë ‘Mundësia’, me emrin e partisë, me listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo është ajo që po shohim dhe jemi të përqendruar në këto momente. Se si do vijë puna dhe çfarë do të bëjmë, kjo do të varet nga shumë elementë: çfarë duhet të bëjmë, cili është qëllimi, synimi, kjo është për të vendosur pas zgjedhjeve. Për momentin jemi të përqendruar te zgjedhjet.”

Pyetjes në rast humbje a do të japë dorëheqjen si kryetar, Shehaj përgjigjet: – “Absolutisht po, nëse humbas.”

“Mesazhi im nga Korça është që nuk duhet të dorëzohemi, pavarësisht vështirësive. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të ngulim këmbë. Është një proces, kjo që ju shikoni sot nuk u bë brenda ditës. E filluam dhjetorin e kaluar dhe tani, pas 9 muajsh, në Korçë është kjo që shikoni.”

“Partia ‘Mundësia’ do të sjellë një mënyrë tjetër përfaqësimi, në njëfarë mënyre ajo që unë kam bërë në parlament këto vite që kam denoncuar me emra dhe prova, ministra që vjedhin, rrugët që bëhen nëpërmjet kompanive offshore etj., kompanitë që përdoren për të vjedhur taksat e shqiptarëve, shëndetësisë, duke i kërkuar llogari guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se si vidhen mbi 100 mijë shqiptarë nëpërmjet skemës së mikrokredisë, duke i kërkuar llogari ministres se si vidhen paratë e BE-së. Ky është modeli tek i cili ne besojmë.”

“Kjo është ajo që ne duam t’i ofrojmë shqiptarëve, një qeveri të pakorruptuar.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit