12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Rritet numri i regjistrimeve për vitin e ri akademik në Universitetin e Korçës. Konomi: Mbushen mbi 50% e kuotave…

- Advertisement -

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë pritet të nisë zyrtarisht vitin akademik më 7 tetor, ndërkohë që regjistrimet janë në fazën e dytë, e cila sapo ka nisur. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, ka pasur një interes më të shtuar krahasuar me fazat e mëparshme për sa i përket regjistrimeve në universitetin e Korçës. Ndërkohë, degët më të preferuara vijojnë të mbeten Infermieri-Mami, Edukimi i Sporteve dhe Teknologjia e Informacionit.

Rektori i Universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi, u shpreh se me të dyja fazat është mbushur rreth 50% e regjistrimeve, ku shumica e studentëve janë ata me mesatare të lartë, ndërkohë priten dhe 4 faza të tjera për regjistrime.

Ekonomi gjithashtu theksoi se këtë vit është hapur, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, dega e Inxhinierisë Informatike. Gjithashtu, programi i Filozofisë është transformuar në programin e Shkencave Politike.

Edhe këtë vit, programet që kanë pasur më pak regjistrime janë ato të Ekonomiksit, Matematikë-Informatikë, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë të Pakicave./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit