11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Nisma “10 parqe në 10 ditë”: AdZM Korçë me veprime konkrete apo thjesht një show?

- Advertisement -

Nisma “10 parqe në 10 ditë”: AdZM Korçë me veprime konkrete apo thjesht një show?

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur së fundmi nismën “10 parqe në 10 ditë,” një aksion që synon pastrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Në kuadër të kësaj nisme, Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) janë angazhuar për të marrë pjesë në fushata pastrimi në zonat përkatëse. Një nga këto aksione u zhvillua në Parkun Kombëtar të Prespës, konkretisht në zonën e Zaroshkës, në 29 gusht 2024. Ky aksion u organizua nga AdZM Korçë.

Megjithatë, 7 ditë më vonë, situata në terren tregon një realitet të ndryshëm nga ai që prezantohet në rrjetet sociale. Mbetjet në zonën e Zaroshkës vazhdojnë të jenë prezente. Ky fakt ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e këtij aksioni dhe mbi mënyrën se si ato zbatohen në praktikë. Fotot e publikuara pas aksionit tregojnë qartë se këto zona janë në të njëjtën gjendje, të ndotura si më parë.

Kjo situatë nënvizon nevojën urgjente që aksione të tilla të mos kthehen thjesht në një “show” mediatik, por të jenë përpjekje të mirëfillta për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Nisma të tilla nuk mund të jenë vetëm fushata simbolike, ku pastrimi bëhet sipërfaqësor dhe problemi i ndotjes lihet të vazhdojë edhe pas mbarimit të aksioneve. Përkundrazi, ato duhet të jenë veprime reale, të bazuara në zbatimin rigoroz të ligjit dhe në angazhimin e përhershëm për parandalimin dhe zgjidhjen e ndotjeve mjedisore.

Ligji Nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” përcakton qartë përgjegjësitë për identifikimin e ndotësve dhe shkatërruesve të mjedisit, si dhe masat administrative që duhen marrë ndaj tyre. Sipas këtij ligji, institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të zbatojnë masa të qarta për të ndëshkuar ndotësit dhe për të garantuar ruajtjen e integritetit të zonave të mbrojtura.

Problemi i ndotjes në Parkun Kombëtar të Prespës nuk është një rast i izoluar. Mbetjet urbane, mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe ndotja e ujërave janë fenomene të përhapura në shumë prej zonave të mbrojtura në Shqipëri. Shumë prej këtyre zonave të rëndësishme për biodiversitetin dhe ekosistemet janë në rrezik serioz për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme dhe veprimtarive të pakontrolluara.

Vetëm përmes aksioneve reale dhe të qëndrueshme mund të përmirësohet gjendja e zonave të mbrojtura duke mos i lënë këto përpjekje të jenë thjesht shfaqje mediatike.

Burimi: Qendra MEET

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit