Flet e mitura A.J., e cila u bë nënë në moshën 14 vjeçare: “Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe tani jam martuar me të. Kam një fëmijë, pse ta arrestojnë? Ai nuk më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im. Kush do të më ushqejë mua dhe fëmijën tim?!” – qan… “Dua që ta lironi që sot. Nuk kam si të jetoj, vetëm atë kam. Ai ishte krah pune për mua. Punonte për të na siguruar bukën, bënte dy punë, edhe ditën edhe natën, për të na sjellë ushqim në shtëpi. Dua ta lirojnë. Më kanë ardhur mami dhe babi nga Miloti, dhe nuk kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar se burri im është në polici.”
I arrestuan burrin, pasi lindi fëmijën, 14-vjeçarja me lot në sy: Nuk kam si të jetoj, vetëm atë kam…
0
- Advertisement -
Artikuj te ngjashem
- Reklam-